Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se se 85% e shqiptarëve e kanë refuzuar votimin monist të Ramës, premtimet boshe të kreut të qeverisë.
Në një status në llogarinë e saj në ‘Facebook’, Kryemadhi thekson se ngjarja e sotme është fitore për demokracinë dhe një goditje për atë që e cilësoi si diktatura e Ramës.
‘85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare!
Pjesmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi.’ – shkruan Kryemadhi.