Vendosni fjalën kyçe....

PD përgënjeshtron: Deri në orën 15:00 votuan 10% e njerëzve, KQZ në krye të operacionit të manipulimit


Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilësoi operacion për manipulimin e numrit të votuesve.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Kaso, tha se KQZ ësahtë në krye të operacionit për falsifikimin e numrit të votuesve duke paralajmëuar që të mos i shkojë deri në fund këtij plani.

‘Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet njëpartiake e të paligjshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e atyre që kanë votuar. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 paradite ka qenë 6% dhe jo 12% siç raportuan kamikazët e KQZ-së pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10%. PD paralajmëron kamikazët politikë në KQZ të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.’ – tha ndër të tjera Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *