Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon videon: Furgoni me logon “Bashkia që duam” shpërndan miell në Fier


Vijojnë denoncimet nga opozita, lidhur me parregullsitë që shoqërojnë procesin e votimeve për kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë.

Ish-deputeti Luan Baçi, ka publikuar videon e një furgoni me logon “Bashkia që duam” në qytetin e Fierit të mbushur me thasë me miell.

“Bashkia qe duam, vazhdon fushaten shperndan miell, edhe ne keto momente, afer shkolles Pinellopi Piro, ku dhe votohet”, shkruan Baçi krahas videos.

Siç shihet në videon e mëposhtme, qytetarët protestues kanë vënë në lojë përfaqësuesit e PS-së dhe procesin e votimeve, përmes muzikës me dajre dhe klarinetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *