Vendosni fjalën kyçe....

Procedohet penalisht Voltana Ademi, policia: Pengoi zgjedhësit të votojnë


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është proceduar penalisht nga policia. Kryebashkiakja akuzohet se ka penguar procesin e votimit. Kjo për shkak të urdhrit të saj me shkrim. për të mbyllur 53 qendrat e votimit në pronësi të bashkisë së Shkodrës.

“Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim  punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder   per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani 8 qendra votimi nuk janë hapur ende në Shkodër.

Sot KQZ u detyrua të zhvendoste 6 qendra votimi në Shkodër pas përplasjeve të vazhdueshme me Bashkinë e Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *