Pasi presidenti rus Vladimir Putin kritikoi Europën, ka nisur një përplasje mes tij dhe këngëtarit të njohur britanik, Elton John.
Në një intervistë për “Financial Times” Putin tha: “Evropa është bërë teje liberale dhe se multikulturalizmi janë pengesa të shoqërisë”.
Ai gjithashtu kritikoi Britaninë lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kryeministrit të ri, duke e konsideruar një vend më pak demokratik se Rusia.
Sir Elton John nuk vonoi të reagonte përmes një mesazhi në “Twitter” për presidentin rus.
“I dashur President Putin,
U nervozova shumë kur e lexova intervistën tënde me Financial times. Unë fuqishëm nuk pajtohem me pikëpamjet tuaja se politikat të cilat e promovojnë multikulturalizmin dhe diversitetin seksual janë të dala nga moda në shoqëritë tona”, tha John.
Këngëtari e akuzoi presidentin rus për hipokrizi, pasi ai kishte deklaruar se “dëshiron që njerëzit LGBT të jetojnë të lumtur” por shtoi se “Rusia censuron filma që kanë për temë LGBT-në”.
Pas këtyre deklaratave të Elton John, nuk ka munguar një replikë nga Putin, i cili tha se ai ka respekt për këngëtarin pasi e konsideron gjeni të muzikës.
“Unë kam shumë respekt për të, ai është muzikant gjeni, ne të gjithë i shijojmë këngët e tij, por mendoj që ai është duke u gabuar”, tha Putin kur u pyet nga gazetarët lidhur me kritikat e Elton John.
Presidenti rus tha se autoritetet në vendin e tij janë më “të relaksuara dhe jo paragjykuese” kur bie fjala për njerëzit e komunitetit LGBT.