Policia e Burrelit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi ai ka qëlluar me armë në orët e vona të mbrëmjes në aksin Burrel-Klos.
Sipas policisë, i riu e ka bërë këtë me qëllim që të krijojë panik. Të riut me inicialet F.Ll i është sekuestruar arma tip pistoletë “TT”.
“Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete.
Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.