Në votimet e ditës së sotme kanë marrë pjesë 21.6% e zgjedhësve, ose 771.863 votues sipas njoftimit zyrtar nga ana e KQZ-së.
Krahasuar me zgjedhjet e fundit ku votuan rreth 1.6 milionë zgjedhës, deri tani në zgjedhjet lokale të ditës së sotme kanë marrë pjesë rreth 670 mijë persona.
Në zgjedhjet e fundit, PS-ja ka marrë më shumë se 760 mijë vota, ndërsa në votimet e sotme ky numër është shumë më i vogël duke llogaritur votat e pavlefshme si dhe votat për kandidatët e tjerë në ato bashki ku ka pasur më shumë se një kandidat.
Vlen të përmendet fakti se në 34 bashki ka qenë si alternativë, vetëm kandidati i Partisë Socaliste
Në fjalën e tij menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, kreu i opozitës, Basha, tha se votimet e sotme treguan të vërtetën e zgjedhjeve të shkuara ndërsa shtoi se zgjedhje të lira me Ramën kryeministër nuk mund të ketë.
Ky i fundit doli gjithashtu në një deklaratë për mediat duke theksuar se e sotmja kishte qenë fitorja më e vështira, ndërsa shtoi se sot kishte fituar demokracia dhe se nga e nesërmja, forca politike që drejton do punojë më shumë për shqiptarët. / Hashtag.al