Vendosni fjalën kyçe....

Rama voton: Sot po ndodh diçka historike


Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda sapo kanë dhënë votën e tyre në qendrën e votimit në Surrel.

“Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve sesa vota për njërin ose për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetit nuk ka asnjë fund tjetër përveç fundit me turp.

Sot është e rëndësishme që çdo qytetar të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar dhe për të mos votuar.

Unë jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike, nga asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale nuk do mund të bien ndesh interesit kombëtar, për të pasur një shtëpi të përbashkët ku fëmijët tanë të rriten si e meritojnë.”, tha Rama.

E në fakt ka diçka historike në këto zgjedhje, për herë të parë në demokraci realizohen zgjedhje pa opozitën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *