Vendosni fjalën kyçe....

“Si ishte ndjesia të votoje në kohën e komunizmit”, gazetarët i zënë rrugën Ramës (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama u vu në vështirësi nga gazetarët të cilët e mbuluan me pyetje sapo ai doli nga qendra e votimit në Surrel.

“Çfarë do ndodhë me 13 tetorin?”, apo “Nëse BD do të fitojë qoftë një bashki të vetme, a do shkoni ju në zgjedhje të parakohshme?”, ishin pyetjet që iu drejtuan kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi të përgjigjej.

Por e gjithë kjo kulminoi me pyetjen e gazetares Klodiana Lala, e cila i zu rrugën kryeministrit dhe tha: “Si ishte ndjesia të votoje në kohën e komunizmit?”.

Diskutimi:

Rama: Jam në paqe me ju, ju dua shumë, jeni të mirë.

Lala: Zoti Rama për shkak të moshës besoj të keni votuar edhe në kohën e komunizmit? A më jepni pas kaq vitesh një ndjesi se si ishte të votoje asaj kohe?

Rama: A mund të ma hapni rrugën?

Lala: Patjetër por pasi të ktheni përgjigje. Sepse keni paqe me median, s’duhet ta prishni sot.

Rama: A mund të ma hapni rrugën?

Lala: Po duhet të më jepni përgjigje, pastaj do t’jua hap rrugën.

Rama: Akoma nuk e mësuar se rruga nuk i zihet askujt që është në të drejtën e vet.

Lala: Si ishte të votoje në Komunizëm zoti Rama?

Rama: A mund të ma hapni rrugën?

Lala: Është shumë e rëndësishme ndjesia juaj sot, ndjesia e një artisti për më tepër.

Rama: A mund të ma hapni rrugën? Uau.

Lala: Të nesërmen çfarë do të bëni zoti Rama, do shkoni në tryezë dialogu me opozitën? Sepse e sotmja po mbaron, po nesër çfarë do të ndodhë.

Rama: Ja dallimi i madh mes të shkuarës dhe të sotmes. Sot të zënë rrugën gazetarët dhe qofsh kush qofsh je i detyruar të…

Lala: Po na ke thënë kazan zoti Rama për kaq vjet, të paktën sot duhet të na përgjigjeni.

Rama: …të kërkosh dhe të lutesh a mund të ma hapni rrugën?

Lala: Ia hapim rrugën kryeministrit, faleminderit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *