Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku procesi i votimit është transmetuar live në një prej televizioneve lokale.
Vota në këtë rast nuk është më e fshehtë pasi kamera ka kapur gjithçka. Është e paqartë se si një media është lejuar të filmojë në këtë pozicion, duke bërë të identifikueshme votën e qytetarëve. Edhe pse në fakt vota është paraprakisht e identifikueshme, pasi në garë për bashkinë e Shkodrës është vetëm kandidati i PS-së, Valdrin Pjetri.