Vendosni fjalën kyçe....

Test apo gabim i sistemit? KQZ publikon padashur rezultatin paraprak të votimeve


Nuk është e qartë se si ka ndodhur, por KQZ ka publikuar pak më herët rezultatet paraprake të votimeve për kryetarët e bashkive, në një kohë kur procesi i votimit ende nuk ka përfunduar.

Nuk dihet nëse ishte një pakujdesi, apo një test për grafikët, por në faqen zyrtare të KQZ-së u publikuan për pak çaste rezultatet paraprake të zgjedhjeve.

Një gjë e tillë nuk ka si të ndodhë kur procesi i numërimit të votave akoma nuk ka nisur, për më tepër procesi i votimit do të mbyllet vetëm në orën 19:00 që më pas të nisë numërimi.

Grafiku i publikuar tregon rezultatet e votimit për Bashkinë Mirditë, ku Ndrec Ndue Dedaj paraqitet sikur ka fituar më shumë vota. Nuk ka ende një reagim nga KQZ, për të sqaruar incidentin./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *