Vendosni fjalën kyçe....

Topalli sulmon ashpër Bashën (…dhe një video kontradiktore)


Ish-kryetarja e Kuvendit dhe zyrtarja e lartë e PD-së, Jozefina Topalli, ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Basha pas përfundimit të votimit të ditës së sotme.

Në një status të gjatë në ‘Facebook’, Topalli shkruan se për herë të parë pas 30 vjetësh, PD-ja nuk ka më asnjë pushtet pasi ka dalë nga parlamenti dhe i ka humbur të gjitha bashkitë duke theksuar se djegia e mandateve .

Në statusin e saj, Topalli thekson se PD-ja nga sot nuk ekziston më dhe kjo e gjitha për karrigen e Bashës. Ajo e quan këtë të fundit një eksperiment të pamerituar për demokratët dhe për vendin duke theksuar se njerëzit e lirë, të rinj, patriotë e të ndershëm do e shpëtojnë PD-në dhe do e rikthejnë në pushtet.

Në fund Topalli bën thirrje për largimin e kësaj klase politike.

Sipas Topallit, dalja jashtë parlamentit është akti më i papërgjegjshëm i histgorisë së demokracisë.

Duhet theksuar se 3 vjet më parë, Topalli ishte një ndër mbështetëset më të forta të djegies së mandateve nga ana e opozitës lidhur me kthimin në Kuvend të ish-deputetit të PS-së, Armando Prenga.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Topalli e mbështeti fuqimisht propozimin e ish-kryeministrit Berisha për djegien e mandateve, ndërkohë që kreu i PD-së, Basha, u shpreh qartazi kundër këtij akti ekstrem.

Dy vjet më vonë, në janar të vitit 2018, Topalli thekson sërish në një intervistë se djegia e mandateve do ishte mënyra për rrëzimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Në statusin e sotëm, Topalli e ka sulmuar ashpër Bashën për vendimin e djegies së mandateve duke e cilësuar si veprimin më të papërgjegjshëm në historinë e demokracisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *