Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj përdor vogëlushen për të bindur qytetarët ta votojnë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk pushon së përdoruri fëmijët për të promovuar veten e tij te qytetarët në mënyrë që ta votojnë.

Veliaj ka publikuar sot videon e një nëne, e cila tregon jo vetëm se ka votuar duke ngritur gishtin e lyer, por edhe se kë ka votuar.

“Për kë votuam ne?”, pyet nëna vajzën e vogël, e cila i përgjigjet: “Për Lali Erin se bën shumë lodra”.

” Oh të ngordh lali Eri për ty. Akoma më shumë lodra do bëjmë”, shkruan Veliaj.

Në një kohë kur vota supozohet të jetë e fshehtë, Veliaj si pa të keq e përdor imazhin e vogëlushes në këtë video që “Hashtag” ka zgjedhur të mos e publikojë për arsye etike.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përdor imazhin e fëmijëve për publicitet. Gjatë fushatës e ka bërë këtë sa e sa herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *