Një incident i rëndë ka shoqëruar procesin e votimeve për bashkitë në Durrës.
Në fshatin Qerret ka pasur një konflikt mes simpatizantëve të PD-së dhe kryetarit të njësisë, Shaban Tafa.
Ky i fundit akuzohet nga mbështetësit e opozitës se ka dhunuar një fëmijë12 vjeçar që thërriste “Rama ik”.
Tafa ka dhënë versionin e tij në një prononcim për mediat lokale, duke thënë se kanë qënë 2 fëmijë që do i vinin zjarrin qendrës së votimit. Në momentin që ka larguar fëmijët disa simpatizantë të PD-së e kanë goditur me grushta.