Ambasada amerikane në Tiranë, është kapur gafil dhe është implikuar në një skemë të tjetërsimit të pronësisë intelektuale dhe për grabitje të dyshuar fondesh.
Fillimisht kjo ambasadë ka bërë një njoftim në llogarinë e saj në ‘Facebook’, lidhur me një vepër murale në qytetin e Shkodrës, të cilën ia njohu si pronë intelektuale Koalicionit Kundër Drogës në Shkodër dhe shoqatës ‘YWCA Albania’.
Shoqata ‘YWCA Albania’, është partnere e ambasadës dhe UNICEF-it në projekte të ndryshme. Në bazë të një procesverbali të Komisioneve të Kuvendit, rezulton që përfaqësueset e shoqatës ‘YWCA Albania’ janë Kalie Musha dhe Eva Karaj. (Kliko këtu)
Në njoftimin e parë të ambasadës amerikane në Tiranë, shkruhej se kjo vepër murale në Shkodër ishte realizuar nga kjo shoqatë, ‘YWCA Albania’ dhe mbështetja me fonde e qendrës amerikane kundër drogës.
Pra sipas asaj që deklaronte ambasada amerikane, kjo OJF kishte shkuar në ambasadë dhe e kishte paraqitur këtë vepër murale si punë të sajën.
Skema është dekonspiruar kur ambasada amerikane ka publikuar në ‘Facebook’ veprën dhe vetë autorja e saj ka komentuar duke kërkuar të vërtetën mbi autorësinë e veprës. Rezulton se autorja e muralit është Nermin Shurdha, e cila e ka bërë këtë vepër në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës për Ditën e Luleve.
Në një njoftim të dytë ambasada amerikane e ka korrigjuar postimin e parë, duke i dhënë autorësinë autores së vërtetë, por e gjithë kjo histori ngre dyshime mbi shoqatën ‘YWCA Albania’, si një shoqatë e dyshimtë që ka tjetërsuar pronësinë intelektuale të dikut tjetër.
Ndërsa ambasadën amerikane e bën direkt përgjegjëse në rastin më të mirë për mungesën e profesionalizmit mbi shoqatat që ajo i zgjedh si partnere dhe në rastin më të keq, ambasada amerikane mund të jetë vetë bashkëpunëtore në vjedhje me këto shoqata.
PS: Në postimin e korrigjuar të ambasadës amerikne lidhur me muralin në fjalë, thuhet se ajo zonë ishte identifikuar si e përshtatshëme për aktivitet të paligjshëm, ndërkohë që një komentues i bën një tjetër përshkrim zonës duke e cilësuar atë si një nga lulishtet më të mirëmbajtura në qytetin e Shkodrës dhe që nuk ka qenë asnjëherë problematike, duke e cilësuar të gjithën si një reklamë dhe asgjë tjetër.
/Hashtag.al