Krerët e BE-së kanë pezulluar bisedimet lidhur me zgjedhjen e personave që do mbajnë pozicionet kyçe drejtuese të bllokut në të ardhmen. Deklarata vjen pasi bisedimet nuk bënë të mundur arritjen e një marrëveshjeje pavarësish se u diskutua gjatë gjithë natës.
Një zëdhënës i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, shkroi të hënën të hënën se ai e pezulloi takimin, që do rimblidhet të martën në orën 11:00 paradite.
Udhëheqësit e 28 shteteve anëtare u dukën afër një marrëveshjeje, me diplomatë që përsërisnin se socialisti holandez Frans Timmermans ishte kandidati kryesor për kreun e presidentit të Komisionit Evropian, raportoi ‘Reuters’. Posti i tij është vetëm një nga 5 të tillët që do rishpërndahen pas përfundimit të mandatit.
Rezistenca ndaj nominimit të Timmermans thuhet se erdhi nga vendet e Evropës Lindore, si dhe Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë.