E pyetur nëse zgjedhjet e 30 qershorit kishin qenë të lira, të ndershme e demokratike, Glover tha se nga 13 rekomandimet e bëra më parë, Shqipëria nuk i kishte përmbushur ender një pjesë të mirë të tyre.
‘Siç e dini ne nuk e përdorim më frazën të lira dhe të ndershme. Sepse mund të ndodhë që të jenë të lira por jo të ndershme dhe anasjelltas. Por në raportin përfundimtar i identifikojmë dhe fushat që mendojmë se kanë nevojë për punë. Në fakt siç thashë në raportin përfundimtar do të ketë rekomandime për fusha që kanë nevojë për përmirësime. Siç e dini rekomandime janë bërë shumë, në 13 zgjedhjet e shkuara. Kam frikë se ndoshta shumica e atyre rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.’ – tha Glover.
Ajo shtoi se misioni po mbledh prova lidhur me mbushjen fiktive të kutive, duke u bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë.
‘Sa i përket pyetje suaj të parë sa i përket numrit të votuesve, pasi siç e thashë ne po marrim informacione. Nëse kemi të bëjmë me mbushje fiktive të kutive, por shpresoj që autoritetet të hetojnë. Ne nuk kemi arsye të supozojmë se KQZ nuk funksionon si e pavarur. Kishte disa raste kur vendimet e KQZ ishin me pikëpyetje.’ – shtoi ajo.