Kur kanë mbetur edhe 7 kuti për t’u numëruar, kandidati socialist për Bashkinë e Beratit, Demo, ka 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve.
Sipas të dhënave të publikuara mbrëmjen e djeshme nga KQZ-ja, në Berat kishin votuar në total 14 mijë persona, ndërsa sipas të dhënave të publikuara ot, po nga KQZ-ja numri i votuesve ka qenë 16166.
Nga 118 kuti të numëruara, nga 125 gjithsesj, Demo ka 14451 vota, kandidati Shkarpa ka 844 vota dhe Aleksi, 871 vota.