Referuar dokumenteve zyrtare fillimisht koncesionari ka kërkuar autorizim për impiantin e ujrave të ndotura faza e parë si dhe miratim për landfillin e mbetjeve inerte të dyja në zonën e Sharrës.
Nga ana e institucioneve për të parën është kërkuar informacion shtesë kurse për të dytën është dhënë miratim për vlerësim paraprak të ndikimit në mjedis.
Po në prill Integrated Energy BV SPV ka kërkuar miratim për një tjetër landfill të mbetjeve interte po në Sharrë njësia administrative Vaqar. Nga ana e institucioneve është dhënë vendim për vlerësimin e ndikimit në mjedis sërish.
Në fillim të majit shoqëria konceisonare ka kërkuar sërish pranë autoriteteve një miratim për landfillin e mbetjeve të ngurta urbane me kapacitet nën 50 tonë në ditë.
Kurse në mes të majit janë paraqitur njëra pas tjetrës tre kërkesa ku e para për strukturat ndihmëse në funksion dhe ndihmë të projektit, ndërtimi i veprës së marrjes dhe qarrkullimit të ujit pranë përroit të Shkretit dhe së treti vlerësim paraprak për digën e basenit të ri uëjmbledhës.
Të gjithë kërkesat mbajnë firmën e Giuseppe Ciaffaglione që është administrator i shoqërisë por vetëm i ngarkuar me aspektet teknike dhe jo të menaxhimit të saj. Në muajin maj edhe Këshilli Kombëtar i Territorit kaloi edhe lejen e ndërtimit për inceneratorin e Tiranës.
Koncesioni i inceneratorit të Tiranës
Inceneratori i Tiranës u dha si projekt koncesionar në vitin 2017 në një garë ku fituese u shpall ‘Integrated Energy BV SPV, kompania zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga Integrated Energy B.V. e regjistruar në Holandë.
Kompania fitoi në garën për koncesionin e nderimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë me një ofertë 128 milionë euro pa TVSH. Afati i koncesionit është 30 vjet.
Inceneratori i Tiranës është një nga tre projektet e kësaj natyre në vendin tonë, ku i pari ishte ai i Elbasanit, i Albtek Energy me një kosto totale prej 5.3 miliardë lekë tashmë në gjendje pune, i dyti inceneratori i Fierit, me kosto 3.97 miliardë lekë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor