Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë vota se votues, KQZ gjen zgjidhjen: Na u thanë me telefon


Pasi në një numër të konsidererueshëm të bashkive, kandidatët fitues rezultuan se kishin marrë më shumë vota sesa numri i votuesve, ka dalë në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha.

Ajo tha se të dhënat e publikuara nga KQZ për rezultatet e votimeve janë paraprake dhe mund të ndryshojnë, prandaj edhe nuk duhet të merren të mirëqena deri në përfundim të të gjithë procesit të numërimit të votave.

“Informacionet e publikuara janë të siguruara me rrugë operative, me telefon nga grupet e numërimit. Mund të ketë edhe mospërputhje, por kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo informacione paraprake, kemi zgjedhur këtë të fundit”,– tha zëdhënësja e KQZ-së.

Më herët raportuam se të paktën në 9 bashki, rezultonte se kandidatët fitues kishin marrë deri në mijëra vota më shumë sesa numri i pjesëmarrësve në votime (Lexo këtu). Bëhet fjalë në bashki si Malësia e Madhe, Vaun i Dejës, Bulqizë, Vorë, Memaliaj, Divjakë, Lushnjë, Vorë e Himarë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *