‘Vëllazëria Myslimane’ tha se vdekja e ish-presidentit egjiptian Mohammed Morsi ishte ‘vrasje e qartë’ dhe bëri thirrje për një veprimtari për të shënuar vdekjen e tij.
Grupi gjithashtu bëri thirrje për demonstrata masive në ambasadat egjiptiane anembanë botës në një deklaratë të botuar në faqen e saj të internetit.
Morsi ishte një anëtar i shquar i ‘Vëllazërisë Myslimane’, duke u zgjedhur president pas përmbysjes së Hosni Mubarak në vitin 2011. Ai vdiq papritur nga një atak në zemër gjatë një seance gjyqësore të hënën e shkuar.
‘Vëllazëria Myslimane’ është ndër grupet më të fuqishme islamike të Egjiptit, por është klasifikuar si një grup terrorist atje që nga viti 2013 edhe në vende të tilla si Rusia dhe Arabia Saudi
Në prill, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sugjeroi se do dëshironte që ta përcaktonte këtë grup si terrorist.