Është mbyllur procesi i numërimit të votave në disa bashki të vendit, ku me pjesëmarrjen e ulët dhe në shumicën e tyre me një kandidat të vetëm në garë, rezultati nuk ishte aspak surprizë. PS i ka fituar të gjitha bashkitë deri më tani.
- Kolonjë
Në Kolonjë është shpallur fitues Erion Isai i cili ka grumbulluar 4279 vota, ose 93.37% të votave të përgjithshme.
Kundërshtari i tij i Bindjes Demokratike, Fation Feka mori vetëm 304 vota.
2. Libohovë
Luiza Mandi ka konfirmuar veten si kryetare e Bashkisë së Libohovës, pa patur asnjë kundërshtar. Me numërimin e 12 kutive, Mandi mori 1275 vota.
3. Konispol
Shuaip Beqiri i cili gjithashtu garonte pa kundërshtar, është rikonfirmuar si kryetar i Bashkisë së Konispolit, ku nga 17 kutitë e numëruar ka siguruar 3328 vota.
4. Himarë
Kandidati i vetëm në garë, Jorgo Goro është rizgjedhur për herë të tretë në Himarë me 4,209 vota. Goro kandidonte nën sigën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.
5. Devolli
Një nga bashkitë me numrin më të madh të kandidatëve, por fitues u shpall ai i PS-së.
Eduard Duro PS: 6304 vota
Fezi Shaholli kandidat i pavarur: 648 vota
Ylli Cenkolli FRD :242 vota
Artur Korpollogu Shpresa per ndryshim:341 vota
6. Malësi e Madhe
Tonin Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe me 7,772 vota, e ndërsa kundërshtari i tij, Pjerin Spathari numëron vetëm 493 vota.
7. Tropojë
Në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, pa opozitën në garë, për herë të parë ka fituar një socialist. Rexhe Byberi ka marrë 3538 vota, duke fituar bindshëm krahasuar me kundërshtarin Edison Hasanaj të Bindjes Demokratike me 177.
8. Fushë Arrëz
Kandidati i PS-së i vetëm në garë, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota.
9. Pukë
Pa kandidat përballë Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota.
10. Librazhd
Pa kandidat përballë, Kastriot Gurra merr mandatin e dytë në bashkinë e Librazhdit me 10089 vota.
11. Prrenjas
Me një diferencë të madhe votash ka fituar kandidati i PS-së, Nuri Belba. Ai ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota.
12. Gramsh
PS-ja ka marrë një fitore të bindshme në Gramsh me kandidatin Klodian Taçe. Ndërkohë kundërshtari i tij ka grumbulluar Sabri Ibrahimi 603 vota.
13. Pustec
Pali Kolefski 1505
Edmond Themelko 859
14. Selenicë
Pëllumb Binaj 5819
Marildo Hodaj 401
Shahin Çelaj 73
15. Divjakë
Pa asnjë rival përballë, Fredi Kokoneshi, kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Divjakës me 13513 vota.
16. Vorë
Procesi i numërimit u mbyll në orën 05:30 të mëngjesit dhe kandidati i vetëm Agim Kajmaku ka marrë 6208 vota.
17. Urë Vajgurore
Juliana Memaj ka marrë drejtimin e bashkisë së Urës Vajgurore me 7,666 vota.
18. Mallakastër
Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste ka marrë 92.36% (5692) të votave duke fituar përballë rivalit të Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, që mori vetëm 8% (471 ) të votave.
19. Skrapar
Pa rivalë përballë, Adriatik Mema merr drejtimin e bashkisë së Skraparit, me 4505 vota.
20. Lushnjë
Fatos Tushe merr mandatin e tretë në drejtimin e bashkisë së Lushnjes, me 28086 vota.
21. Belsh
Arif Tafani i PS-së ka fituar përballë Jashar Elezit me rezultat të thellë, 97% (6377) të votave.
22. Memaliaj
Kandidati i PS-së, Gjolek Guci ka marrë 4206 vota gjithsej.
23. Patos
Përfundon numërimi i votave në Patos. Shpallet fituese kandidatja e PS, Rajmonda Balilaj. Ajo arriti të sigurojë 8465 vota ndërkohë që nuk kishte rival në këtë garë.
24. Has
I vetëm në garë gjithashtu, Liman Morina merr 4,276 vota.
25. Vau i Dejës
Mark Ndoc Babani ka marrë 6223 vota duke fituar, si pa rivalë përballë.
26. Bulqizë
Ilir Balla: 543 vota
Lefter Alla: 7529 vota
27. Kavajë
Fitues në Kavajë është Redjan Krali që ka marrë 7,426 vota, përballë rivalit Bledar Sinella me 122 vota.
28. Roskovec
Majlinda Bufi pa rivalë në garë ka fituar 7740 vota.
29. Delvinë
Majlinda Qilimi gjithashtu e vetme në garë ka marrë 2608 vota.
30. Fier
Në bashkinë e Fierit, kandidati i vetëm në garë Armando Subashi ka fituar me 38,898 vota.