Vendosni fjalën kyçe....

Pengoi zgjedhjet në Postribë, forcat RENEA i shkojnë shkodranit në shtëpi (VIDEO)


Një person është arrestuar në Shkodër, për shkak të rezistencës së tij për të mos hapur qendrat e votimit në Postribë.

Forcat RENEA shkuan ta arrestojnë të riun e quajtur Emrah Shaba,  në prani të familjarëve të tij, sikurse shihet në këtë video të publikuar nga “Ora News”.

Tezja e tij dëgjohet teksa bërtet, duke i kërkuar forcave RENEA mos ta arrestojnë. Shaba akuzohet se ka penguar zgjedhjet në Njësinë Postribë.

Disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ata kanë djegur edhe materialet zgjedhore në fshatin Prekal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *