Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i ODIHR: Dekretet e Presidentit i gjykon vetëm Kushtetuesja, sollën pasiguri juridike dhe politike


Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet e 30 qershorit ku ndër gjetjet mbi procesin ka folur edhe për dekretet e presidentit një për anulimin e datës dhe tjetrin për caktimin e një date të re.

Në raport thuhet se asnjë institucion tjetër nuk ka tagrin për të vendosur për dekretet e Presidentit në mungesë të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se këto dekrete kontribuan për pasiguri juridike dhe politike mes palëve.

Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidenitit”-thuhet në raport.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *