Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e misionit të OSBE-së: Disa vendime të KQZ-së me pikëpyetje


Audrey Glover, e cila drejton misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ka pasur kritika në drejtim të KQZ-së.

Në konferencën për shtyp ër media, ajo tha se‘disa prej vendimeve të marra nga KQZ-ja kishin konstruktive, por gjithashtu kishte pasur vendime të tjera të këtij komisioni që kishin qenë me pikëpyetje.

Më tej, Glover tha se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit.

‘Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.’ u shpreh Glover.

Ajo vërejti se duhet të ketë një gjykatë funksionale një sistem funksional gjykatash që të shqyrojë ankesat ndërsa u bëri thirrje palëve politike që tgë punojnë në emër të të gjithë qytetarëve.

‘Ne ende vazhdojmë të marrim informacione nga vëzhguesit tanë. Ende nuk e kemi tablonë e plotë për gjithë procesin zgjedhor. Deri sa të marrim këto informacione nuk do të mund të themi nëse këto zgjedhje i përmbushën apo jo angazhimet e OSBE-së.’ – theksoi Glover.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *