Në 30 bashki ka përfunduar procesi i numërimit të votave, në të tjera bashki është drejt përfundimit por vetëm në 3 prej tyre ndryshon situata.
Deri më tani në Shijak, Kurbin dhe Peqin nuk është numëruar ende asnjë fletë votimi.
Numërimi i votave në Shijak pritet që të fillojë sot në orën 10:00, për shkak se pritet mbërritja e vëzhguesve të OSBE-së që do të duhet të monitorojnë procesin.
Në Kurbin procesi nuk ka nisur për shkak se kandidati i Bindjes Demokratike, kërkon që të ketë numëruesit e tij në KZAZ, gjë që ka sjellë debate.
Probleme janë hasur edhe në bashkinë e Peqinit, kjo për shkak se të njëjtit numërues po numërojnë votat në bashkinë e elbasanit.
Po pritet që të përfundojë numërimi në Elbasan, që të njëjtët numërues të nisin punën edhe në Peqin.
Ndërkohë që këto tre bashki presin të nisë numërimi i votave, në 30 të tjera ky proces ka përfunduar dhe fituesi nuk ka qenë aspak suprizë – kandidati ose kandidatja e partisë në pushtet, shumica e të cilëve nuk kishin kundërshtar përballë./Hashtag.al