Një grup prej 29 deputetësh nga Partia Brexit e Nigel Farage, simbolikisht i kthyen shpinën himnit evropian, teksa u betuan gjatë ceremonisë së hapjes së Parlamentit të BE-së të martën.
Ndërsa politikanët e sapozgjedhur u ulën për herë të parë në karriget e PE-së, ata u kthyen me kurriz ndërsa këndohej himni evropian.
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, shpërtheu i zemëruar duke u thënë deputetëve britanikë: ‘Ngritja në këmbë është çështje respekti. Kjo nuk do të thotë që ju të ndani pikëpamjet e Bashkimit Evropian. Edhe kur dëgjoni himnin e një vendi tjetër, ju ngriheni në këmbë dhe e dëgjoni atë me respekt.’.
Para kësaj, Farage tha se kishte një ndjesi gazmore se eurodeputet e tij do të vazhdonin të vinin më 1 nëntor, pavarësisht datës së përcaktuar nga Mbretëria a Bashkuar për largimin nga blloku më 31 tetor dhe kryeministri i pritshëm, Boris Johnson, është zotuar të dilte nga BE-ja me ose pa marrëveshje.