14 marinarë rusë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bordin e një nëndetëseje gjatë një misioni, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Shkaku i incidentit është ende i panjohur.
Një aparat kërkimor për ujëra të thella që i përkiste Marinës Ruse po bënte një operacion rutinë në ujërat territoriale ruse, kur një zjarr shpërtheu në bord, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Incidenti raportohet se u mori jetën 14 detarëve, të cilët u mbytën nga tymi, ndërsa ekuipazhi arriti të shuajë flakët.