Vendosni fjalën kyçe....

Juventus prezanton Rabiot, pret De Ligt nga Ajaks


Në pritje për të mësuar më shumë mbi ecurinë e tratativave që do të sjellë në Torino një futbollist si De Ligt, Juventus prezantoi një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Adrien Rabio’ u impenjua në konferencën e parë si lojtar i kampionëve të serisë A, duke nisur dhe duke përfunduar përgjigjet me nga një shprehje italisht.

“Juve më kishte kërkuar dhe më parë por tani erdhi momenti i duhur. Luajta në Francë për 7 vjet dhe kur më kërkuan, gjeta akordin shumë shpejt. Bufon më ka dhënë shumë këshilla mbi Juventus dhe këshillat e tij më sollën këtu. Është një shkallë sipër Paris Sën Zhermenit dhe kjo më shtyu ta zgjedh”, ka thënë Adrien Rabiot.

Në rresht të parë për të parë prezantimin, ishte mamaja e futbollistit që bën dhe rolin e agjentes, e njëjta që ngulmoi për të vlerësuar të birin 7 milionë Euro në sezon, dhe ia doli. Rabio’ do të luajë për 4 sezonet e ardhshme me Juventus dhe do të mbajë fanellën me numrin 25, të njëjtën që mbante dhe në Paris.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *