Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i fortë i Metës: Reforma në drejtësi, koloni e ‘Fondacionit Soros’


Presidenti Meta e konsideroi Reformën në Drejtësi një koloni të fondacionit ‘Soros’. Ndërsa lëshoi akuza të forta në drejtim të reformës në drejtësi, të cilën e emërtoi Ramaformë.

Kreu i Shtetit tregoi sesi i ishte shmangur takimit misioni ‘Euralius’ me porosi politike.

Ai tha se kjo reformë është kthyer në një mjet të tiranisë personale të kryeministrit Rama që tashmë i ka kapur të gjitha pushtetet me përjashtim të presidentit dhe kreut të FSHF-së.

Ndërkohë që dërgoi një mesazh edhe për ambasadorët në Tiranë duke e quajtur turp mosreagimin e tyre lidhur me dhunën dhe gjenocidin që ushtron kryeministri ndaj qytetarëve në vend.

‘Unë kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhej qesharake. As para se të bëhej reforma në drejtësi, edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është kthyer në Ramaform, se po të ishte zbatuar si reformë nuk ishim në këtë situatë.

Kush janë këta ambasadorë që kujtohen  një ditë para zgjedhjeve që thonë do ta bëjë gjykata kushtetuese. Kush e prishi KED-n? Edi sepse nuk i pëlqyen emrat nga kutia. Përdori edhe një ambasador shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë i lutej Arta Dades që të më priste se e kishte gënjyer Edi dhe ja kishte futur kot. Por na iku 1 vit KED.

Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike.

Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaform. “Ramaforma” është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *