Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Jam i gatshëm të bëj testin e drogës e të shëndetit mendor


Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku tha se është i gatshëm të bëjë testin e shëndetit mendor dhe atë të drogës.

“Jam i gatshëm të bëj testin e shëndetit mendor, madje ta vëmë për presidentin, kryeministrin, deputetët e për të gjithë drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme shtetërore. Jam i gatshëm të bëj dhe testin e drogës. E dinë ata që do ta bëj në çdo kohë. Jam president i Shqipërisë dhe do t’u dal zot shqiptarëve.”, tha Meta.

Presidenti Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të thellohet më shumë lidhur me krizën politike.

“Axhenda ime nuk është Edi Ik por Edi Refdlekto, por kjo ishte që nga e shtuna, sot them Edi Kthellohu. Nëse nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë lizi e mund të tallen”, tha Meta para se të deklaronte se kishte vendosur që në tetor të mbahen zgjedhje të përgjithshme si dhe zgjedhje për president.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *