Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka një mesazh për miliarderin liberal George Soros. Ai thotë se kryeministri hungarez Viktor Orban e kishte paralajmëruar për rrezikun që paraqiste George Soros, por ai nuk e kishte besuar.
” Kam dy fjalë për George Soros. S’e kam dëgjuar me vëmendje Orbanin, kur i flisja me gjithë dashuri për George Sorosin dhe më tha kini kujdes se nuk është aq demokrat sa c’dduhet dhe shpesh komploton. Atëhere na ndihmoi se ishim në opozitë. Unë i uroj Sorosit jetë të gjatë.
I uroj suksese edhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, t’i gëzojë ato miliardat e veta. Shqipëria është një vend i vogël për përmasat e tij, të investojë në përmasat e mëdha, se Ilir Meta nuk është tip Gruevski.
Ilir Meta është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit. Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam i gatshëm të bëj testin e shëndetit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në çdo kohë”, tha presidenti Meta.
Më tej presidenti e konsideroi Reformën në Drejtësi një koloni të fondacionit të Sorosit.
“Unë kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhej qesharake. As para se të bëhej reforma në drejtësi, edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është kthyer në Ramaform, se po të ishte zbatuar si reformë nuk ishim në këtë situatë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve që thonë do ta bëjë gjykata kushtetuese. Kush e prishi KED-n? Edi sepse nuk i pëlqyen emrat nga kutia. Përdori edhe një ambasador shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë i lutej Arta Dades që të më priste se e kishte gënjyer Edi dhe ja kishte futur kot. Por na iku 1 vit KED.
Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike. Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaform. “Ramaforma” është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë”, tha Meta.