Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon SMS-në: Çfarë më shkroi Rama për Bashën dhe LSI-në


Presidenti Meta ka zbuluar mesazhin që i ka dërguar kryeministri Rama.

Kreu i shtetit pohoi se Rama i kishte deklaruar se pas zgjedhjeve lokale, Basha nuk do ishte më kryetar partie kurse, vetë ai nuk do gjente më asnjë gjurmë të LSI-së, pasi të përfundonte mandatin e presidentit.

‘Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokaleve s do  jetë më kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj sot, që pasi të mbarosh mandatin e presidentit s’do gjesh më gjurmë LSI-je. Mbase jam gabuar, por më vjen keq.’

Meta deklaroi se nuk e ka problem të krijojë edhe parti të tjera por nuk është ky qëllimi i tij. Ai tha se synimi i tij është stabiliteti i vendit dhe rajonit si dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *