Këngëtarja Miley Cyrus do të vijë në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar përmes një videoje të publikuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.
“Unë do të shkojë në Kosovë me mbretëreshën e Kosovës, Duan”, thotë Miley në videon e postuar në Instagram. Miley do të jetë pjesë e festivalit SunnyHill në Prishtinë, që organizohet tërësisht nga Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës.
“Shumë e gëzuar të njoftoj pjesëmarrjen e artistit tjetër të madh për Festivalin Sunny Hill 2019 pasi dolëm nga vrima e lepurit të palënduar. Gjeta një mike të mirë timen që pati një mesazh për festivalin. Prishtina, Kosovë, a jeni gati për Miley Cyrus”, shkruan Dua krahasi videos me Miley-n.
Mes emrave më të njohur të muzikës shqiptare, në Sunny Hill do të bashkohen edhe Gashi, Njomza dhe Calvin Harris.
Por surpriza e vërtetë paska qenë Miley Cyrus.