Studiuesi Aurel Plasari ka deklaruar se e quajtura reforma në drejtësi e një fondacioni të huaj privat e ka shpartalluar Republikën e Shqipërisë.
Në një status në faqen e tij në ‘Facebook’, Plasari thekson se 4 vjet përsëritje nga ana e tij për faktin e lartpërmendur, më në fund u pohua sot publikisht.
‘MË NË FUND! U BËNË KATËR VITE QË E PËRSËRIS KËTË TË VËRTETË!
Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet…
fb a.p.’ – shkruan Plasari në ‘Facebook’.