Një zjarr masiv ka rënë paraditen e sotme në një pallat në zonën e ish-Bllokut. Ende është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por mendohet se kanë marrë flakë fillimisht disa mbeturina dhe postera.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset, policia dhe ambulanca. I gjithë pallati, ku ndodhen edhe disa qendra Call Center-i, është evakuuar për të shmangur çdo rrezik.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Vijon…