Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i mëtejshëm opozitar, PD mbledh strukturat


Në 8 korrik opozita ka thirrur sërish qytetarët në protestë kombëtare, por para kësaj dite Partia Demokratike do mbledhë strukturat e larta për të diskutuar aksionin opozitar.

Selia blu ka nisur përgatitjet dhe nesër paradite do të mbledhë strukturat më të larta të partisë, me synim organizmin e aksionit në ditët e ardhshme.

Në orën 10:00 do të  nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ndërsa më pas do jetë organi më i lartë siç është Këshilli Kombëtar.

“Nesër ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas ne 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”-njofton PD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *