Vendosni fjalën kyçe....

“Arrestimi i mundshëm i Presidentit”, reagon zëdhënësi: Minë me sahat e Reformës në Drejtësi


Zëdhënësi i Presidentit ka reaguar ndaj kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj e cila në disa deklarata të saj ka folur për shkeljet e Kreut të Shtetit dhe një mundësi për arrestimin e tij.

Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”-tha Felaj në emisonin Top Talk në Top Channel.

E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

Për këtë deklratë të kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka reaguar zëdhënësi i Presidentit i cili thekson se “kjo është një minë me sahat për ‘fitoren’ përfundimtare të reformës në drejtësi”.

Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitoren” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *