Vendosni fjalën kyçe....

Hysaj tashmë edhe në planet e Schalke-04


Anësori shkodran që ka vuajtur për të gjetur hapësira loje te Napoli në sezonin e fundit, dhe praktikisht është jashtë planeve për të ardhmen, ka shtuar kampionatin gjerman mes preferencave.

Elseid Hysaj ka një kontratë e cila e lidh me Napolin deri në vitin 2021 por skuadra italiane po mendon të përfitojë sa më shumë nga shitja e shqiptarit, që nuk llogaritet më në formacionin e trajnerit Anceloti.

Atletiko e Madridit vazhdon të jetë skuadra favorite për të firmosur me Elseid Hysajn, pasi po rinovon totalisht prapavijën dhe sheh te shqiptari një garanci për të ardhmen.

Por vlera që kërkon Napoli, të paktën 22 milionë Euro, ka bërë që bisedimet të ngecin prej javësh. Skuadra jugore e bleu Elseid Hysajn për vetëm 5 milionë Euro nga Empoli, dhe tani kërkon të paktën 4 fishin.

Ndërkohë Shalke ka blerë më herët këtë verë mbrojtësin e djathtë Xhonxho Keni nga Everton, por kërkon të shtojë eksperiencë në prapavijë, dicka që do t’ia garantonte Hysaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *