Ish-kreu i SPD-së gjermane, Sigmar Gabriel, thotë se partia mund të linte koalicionin me Merkel pas nominimit të Ursula von der Leyen si shefe të Komisionit Europian.
Ish-drejtuesi i Social Demokratëve të Gjermanisë (SPD) ka sugjeruar se partia mund të linte koalicionin qeverisës të Kancelares Angela Merkel mbi emërimin e ministres së Mbrojtjes Ursula von der Leyen si shef i Komisionit Europian.
Sigmar Gabriel i tha ‘Der Spiegel’ se ‘nëse Merkel emëron von der Leyen pa një vendim të qeverisë, kjo është një shkelje e qartë e rregullave të qeverisë federale dhe një arsye për të lënë qeverinë’.
Merkel tha të martën se abstenoi në një votë të liderëve të BE-së për emërimin e von von Leyen-it, udhëheqësja e vetme që nuk e mbështeti atë, pasi qeveria e koalicionit ishte në kundërshtim me këtë çështje, raporton ‘Reuters’.
Gabrieli thotë se emërimi i von der Leyen është një ‘akt i pashembullt mashtrimesh politike’.