Vendosni fjalën kyçe....

Mes debatesh zgjidhet kreu i Parlamentit Europian, kush pritet ende


Italiani David-Maria Sassoli është zgjedhur si presidenti i ri i Parlamentit Euroian, duke zëvendësuar në fakt një tjetër italian, Antonio Tajanin. Më herët, belgu Charles Michel u zgjodh si Presidenti i Këshillit të Europës .

Sassoli është një ligjvënë i qendrës së majtë dhe mori 345 në raundin e dytë të votimit. Zgjedhjet për krerët e ri të BE-së janë shoqëruar dhe po shoqërohen me tensione dhe përplasje mes palëve. Disa samite për këtë çështje kanë dështuar më herët.

Në krye të Komisionit Europian pritet të zgjidhet ministrja gjermane e Mbrojtjes, që njihet si e besuara e kancelares gjermane, Merkel, Ursula von der Leyen ndërsa në krye të Bankës Qendrore Europiane mundësitë më të larta i ka shefja e FMN-sëm francezja Christine Lagarde.

Von der Leyen do zëvendësojë Jean-Claude Juncker kurse Lagarde, italianin Draghi.

Shefja e pritshme e Bashkimit Europian ka pasur jo pak kritika brenda Gjermanisë si ministre e Mbrojtjes për shkak të shkërmoqjen e ushtrisë gjermane, kurse Lagarde, nga ana e saj është gjetur fajtore për pakujdesi lidhur me përdorimin e fondeve publike në kohën kur ishte ministre Financash e Francës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *