Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thumbuar me mëngjes kryeministrin Edi Rama, i cili nuk i ktheu përgjigje pas konferencës së djeshme për mediat, kur e quajti Reformën në Drejtësi një “koloni të fondacionit të Sorosit”.
Meta i kthehet sërish reformës në drejtësi.
“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.”, shkruan Meta.
Ditën e djeshme gjatë konferencës për mediat, presidenti Meta e konsideroi Reformën në Drejtësi një koloni të fondacionit të George Sorosit. Meta tha se gjatë rrugës, Reforma në Drejtësi u kthye në “Ramaforma” rrugës.
“Unë kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhej qesharake. As para se të bëhej reforma në drejtësi, edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është kthyer në Ramaformë, se po të ishte zbatuar si reformë nuk ishim në këtë situatë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve që thonë do ta bëjë gjykata kushtetuese. Kush e prishi KED-n? Edi sepse nuk i pëlqyen emrat nga kutia. Përdori edhe një ambasador shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë i lutej Arta Dades që të më priste se e kishte gënjyer Edi dhe ja kishte futur kot. Por na iku 1 vit KED.
Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike. Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaform. “Ramaforma” është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë”, tha Meta.