Vendosni fjalën kyçe....

Pas kritikave të Metës për Reformën në Drejtësi, Soreca thirrje urgjente për dialog


Një ditë pasi presidenti i Republikës Ilir Meta caktoi më 13 qershor zgjedhjet e përgjithshme si dhe ato për president të ri, Luigi Soreca del me thirrje urgjente për dialog mes palëve politike për zgjidhjen e krizës. Por më shumë se thirrje për dialog, deklarata e tij duket si një përgjigje ndaj kritikave të Metës për Reformën në Drejtësi.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, u bën thirrje palëve politike që të ulen sa më parë në dialog, kjo sipas tij në mënyrë që të çojnë përpara Reformën në Drejtësi dhe atë elektorale. Ndryshe nga Meta, Soreca fillon e mburr Reformën duke thënë se tani fokusi është te krijimi i SPAK dhe rikthimi në funksionim i gjykatës Kushtetuese.

 “Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Është gjithashtu koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese përsëri në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë që të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar.

Për më tepër, puna ndërpartiake duhet të rifillojë me shpejtësi për reformën elektorale. Të gjitha institucionet dhe udhëheqësit politikë duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva në pikëpamje të vendimit të KE-së në muajin Tetor. BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen evropiane të vendit të tyre”, shkruan Soreca.

Ditën e djeshme Meta, përveçe caktoi 13 tetorin si datën kur do mbahen dy palë zgjedhje, e cilësoi Reformën në Drejtësi një “Ramaformë”, që sipas tij kishte humbur rolin që iu besua në fillim.

Sipas presidentit, Reforma në Drejtësi është kthyer në koloni të fondacionit të George Sorosit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *