Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Haradinajt: Linjë hekurudhore Prishtinë-Durrës


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar nisjen e punimeve për një linjë hekurudhore Prishtinë-Durrës duke e parë me interes.

Ditën e djeshme filluan punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit.

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj e quajti infrastrukturën parakusht për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu kërkoi ndërtimin e linjave të veçanta hekurudhore që e lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë e domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore.

Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri i Kosovës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *