Nuk kanë të sosur çudirat me votimet e 30 qershorit. Ditën e djeshme ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Përrenjas, ku fitues ka dalë Nuri Belba. Ai garonte përballë Myslim Karriqit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Belba ka arritur të sigurojë 7054 vota, ndërsa rivali i tij vetëm 550. Mirëpo, në një qendër votimi ka ndodhur diçka aspak normale as për këto zgjedhje jonormale.
Në një qendër votimi nuk ka votuar asnjë grua, vetëm burra siç shihet në dokumentin e mëposhtëm.