Arrestohet në Elbasan një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Mësohet se 50-vjeçari me inicialet S.T, në vitin 1998 dyshohet se ka vrarë me kallashnikov dy persona, në Itali.
Shqiptari pritet të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë e vendit fqinj për akuzën e vrasjes rreth 21 vjet më vonë.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Rrethanat e ngjarjes:
Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.