Vendosni fjalën kyçe....

17-vjeçari shqiptar mbytet në lumë në Torino


Një 17-vjeçar shqiptar u mbyt pasditen e së mërkurës në lumen Chiusiella në provincën e Torinos.

Adoleshenti me orgjinë shqiptare është identifikuar si Gentjan Muça, i cili banonte me familjen e tij në komunën Settimo.

 “Torino Today” shkruan se incidenti ndodhi pranë fermës Guje di Garavot, që ishte e mbyllur për publikun për më shumë se një vit.

Gentjani ishte i shoqëruar nga bashkëmoshatarë të tij, të cilët vendosën të zhyteshin në ujë për t’u freskuar.

Por 17-vjeçari shqiptar kishte mbetur i bllokuar mes disa shëmbinjsh.

Ekipet e zjarrfikësve dhe zhytësit u thirrën në vendngjarje për të nisur aksionin e shpëtimit, por përpjekjet e tyre ishin të kota pasi 17-vjeçari u gjet i pajetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *