Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në një linjë me Metën: Sorosi bëri pseudo-reformën, ia dha të gjitha pushtetet Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është në të njëjtën linjë me presidentin Ilir Meta. Ai tha se Reforma në Drejtësi është implikuar nga miliarderi George Soros, i cilisipas ish-kryeministrit i dha Edi Ramës të gjitha pushtetet në dorë.

“Qesharake është ideja që të hetojë drejtësia. Regjistrimet që faktojnë në mënyrë flagrante se Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia?!

Cila mafia në botë heton veten?! Nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar nuk ishte kjo situatë në Shqipëri, por qe ajo pseudoreformë e George Sorosit që do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet, e cila bukosi dhe shtroi drejtësinë në narkodrejtësi. U them këtyre zonjave dhe drejtësive,  Mafia nuk heton veten e vet. Prandaj shqiptarëve mos u sugjeroni gjëra galante, sikur këtu jemi një vend me demokraci, jo një vend me pushtetet e kapura nga një mafioz, kryemafioz, që meriton të qyuhet Edvin Kristaq Lala. Kush e pengoi hetimin? Opozita ska dashur të hetohen krimet elektoralë.”, tha Berisha.

Mes të tjerash Berisha e konsideroi djegien e mandateve dhe mosmarrjen pjesë në zgjedhje si një nga aktet më të mençura të opozitës. Ai i konsideroi votimet e 30 qershorit si “farsën më të shëmtuat të narkoshtetit”, që vendosi për shqiptarët.

I pyetur për zgjedhjet për president të propozuara nga vetë presidenti Ilir Meta, Berisha tha se s’ka të drejtë të ndërhyjë. Por i pyetur për përpjekjet për shkarkimin e presidentit pa Gjykatë Kushtetuese, Berisha e konsideroi një gjë qesharake.

“Mos e pyet një ish-president, se si duhet të zgjidhet presidenti. Nuk ka problem ajo.Unë jam një ish-president, nuk ndërhyj fare në zgjedhjet për presidentin. 

Asgjë më qesharake. Dy gjëra janë qesharake mor zotëri këtu. (qesh)

Këta harrojnë një gjë. Shqiptarët kanë shumë të meta, dhe në paternën e tyre psikologjik kanë defekte por një gjë kanë, absolutisht kurrë sapunin për djathë nuk e hanë. Ta harrojnë. Kur s’e kanë ngrënë atëherë kur s’kanë patur as 10 vetë me shkrim e këndim.”, tha Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *