Irani, ka thirrur ambasadorin britanik për t’u ankuar, në atë që Teherani thotë se është konfiskim ilegal i një cisterne iraniane të naftës.
Marinsat britanikë ndihmuan autoritetet në Gjibraltar, të kapnin anije transportuese, për shkak të provave, se ajo po shkonte në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së.
Ministri i Jashtëm i jashtëm spanjoll, Josep Borell, tha se konfiskimi i anijes – Grace 1 – u bë me kërkesën e SHBA-së.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se mbajtja e cisternës së saj ishte e paligjshme.
Të dhënat nga “Renifitiv Eikon”, një burim i të dhënave për lëvizjen e cisternave, tregon se anija ishte ngarkuar nga Irani.
Nëse konfirmohet se cisterna është ngarkuar nga Irani, në përpjekje për ta dërguar në Sirinë e shkatërruar nga lufta, atëherë kjo përbën shkelje të sanksioneve të SHBA-së për eksportuesit iranianë të naftës.
Irani, së bashku me Rusinë, i kanë dhënë mbështetje të rëndësishme presidentit sirian Bashar al-Asad, gjatë gjithë luftës civile të Siri – që tani ka hyrë në vitin e nëntë.