Ish-ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, është vetëofruar sot si president, në ditën kur në seancën plenare diskutohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, edhe pse në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Ralf Gjoni, kërkoi shkarkimin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Nga këtu erdhi reagimi i tij, ku vetëofrohet si president si zgjidhje për krizën politike.
“Zoti kryetar nuk e kisha ndërmend të flisja, por me që m’u përmend emri. Si duket çdo opozitë për t’u bërë e rëndësishme do ndonjë armik ose qëllim.
Ata jashtë parlamenti kishin Rama Ik, këta këtu na paskan dalë me Damiani IK. Harrojnë që në pushtet nuk të sjell as sistemi asgjë tjetër, as ligjërimi këtu në mikrofon që të duket vetja sikur thua gjëra të mënçura, po të sjell vota.
Nëse PD vjen në komision të reformës zgjedhore ne kemi thënë që dialogu nuk bëhet fjalë vetëm për ju, dialogu është edhe për opozitën jashtë parlamentare. Aty të rrini si çeçot se do jetë ajo, kur të vijë ata patjetër, nga Rama Ik në Damiani Ik, unë ofrohem si presidenti për vetë zgjidhje.”, tha Gjiknuri.
Sjellim ndërmend se Damian Gjiknuri është një nga ish-ministrat e Edi Ramës, emri i të cilit përfshihet në dosjen 184 për vjedhjen e votave në Dibër./Hashtag.al